Dhimbje dhe shpresë! – Zamira Hajdari
Dhimbje dhe shpresë!
Një ditë do t’largohem përgjithmonë
Jeta do ti mbyll portat pas meje
S’do të shoh më diellin kur lind e perëndon
Dhe gjak s’do t’më rrjedh më ndër deje….
Trupin e marr borxh.,tokës do tia kthej
Nuk ish udha ime me dafina shtruar
Në gjemba e shkurre këmbët i përgjaka
Ish barrë e rëndë mëkat i trashëguar
Nga dhimbje e lëngime u treta,u mpaka……
Se gjarpri biblik, vazhdon të më gënjej
Do iki nga kjo botë kaq keq ngatërruar
Vëllezërit hasëm i bëri lakmia
Me llumin e urrejtjes njerëzi e verbuar
E ndoti këtë tokë-dhurat nga perëndia…..
Dhe klithmat e saj, në shpirt po i ndiej
Me vete do të marr veç ëndrrat e mia
Dhe shpresën e ndezur-drit në errësirë
Si vuajta unë të mos më vuaj fëmija
Të përgjërohem Zot,për ta ki mëshirë…..
Ndihmoje njerëzinë,tënden udhë të gjej
Udhën e Dashurisë!