August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gjyshes
—————
Foleja në mur…oh sa më dhemb
Kur ikin dhe nuk kthehet më një dallëndyshe,
Ashtu dhe në shpirtin tonë ka zënë vënd
Ato gojë mjaltat të emblat gjyshe!

Nëse vitet të plakin në lëkurë,
Dashurinë magji që s’ përsëritet,
E ndien gjat e s’ndahet kurrë
Një mall i madh që vetëm rritet!

Më mungon dora e but e ëmbël
Mbi flokë të më rrije…sa e ngrohtë,
Tani më mungon e më duket si engjëll,
Si një diell që ndriçon e gëzohen zogjtë!

Mbante lekat gjyshja në shtepi,
Lidhur fortë me shami,
Dhe ja gjeja veç prej erës,
Futur thellë brënda fanellës!

I kërkoj falje kur ja merja shkopin,
Dhe e imitoja në ecje përkulje,
I kërkoj falje dhe kur fshihesha posht në krevat.
Kur s’më gjente trembej e thëriste në kuje!

I kërkoj falje kur pa gjum e lija.
Kur më këndonte ninullë e tregonte përallë.
Ajo rinte me orë mi fërkonte flokët me duar.
Edhe mbasi gjumi thell më kishte marë!

Kur mi largonte mizat fytyrës beharit.
Dhe në dimër si besonte jorganit që më ngrohte.
Po futej në jorgan ashtu dalngadalë
Më merte në gjoks dhe më shtrëngonte!

Sa na deshte të gjithëve me rradhë.
Në mijëra duar shpërndante dashurinë
Sa edhe sot i ndjej mollzat dhe gishtat e saj.
Që më rrëshkasin ngadal e mbi flokë më rrinë!

Po kur largohej nëna …embëlsirë.
Ajo fytyr e rrudhur me të zeza veshur.
Pa kaluar pragun mirë.
Mallin në sy na linte ndezur!

Dhe bëhesha në të qarë vërtet.
Se do më mungonte shum ajo dashuri.
Se kur të më ndiqte babi për ndonjë pëllëmb.
Ku të fshihesha une tani!

Ajo më rrëmbente nën mësallë.
Të ka zemër nëna ty o perëndi.
E unë ai i vogli djalë.
Si më zinte aty gjumi për çudi!

Pyesja veten shpesh …si ka mundësi.
Në atë trup aq të vogël mbytur në halle.
Të rrijë ndezur aq shumë ngrohtësi.
Një dashuri pa fund, një bot e madhe!

Do të të sjell lule gjithmon tek varri.
Të dua dhe në ëndrat e mia.
Gjithmonë malli do të më mari.
Nga ju mësuam se ç’është dashuria!

Fani Duro. 20 Dhjetor 2018

Unë kam jetuar vetëm me gjyshen nga nena ( jo në një shtëpi) po kur vinte gjyshja gëzimi nuk njihte kufi , edhe pse ka 17 vjet që nuk jeton unë akoma ndjej mbi flokë përkëdheljen e gishtave të saj
…lum ata që kanë gjyshe

(nje vit me parë)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com