August 12, 2024

Pak liri për poetin ! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PAK LIRI PËR POETIN !

Dje zemra e një poeti,iku larg pushoi ,
Ca vargje në letër,mbetën pa u shkruar ,
Një dorë poeti dje, ..oh..vargje më nuk shkroi.
Një shpirt i dlirë u shtua në qiellin e praruar !

U shuan dje,dy sy shprehës ëndërrimëtarë ,
Një poemë e nisur,dot nuk mbarua !
Trishtueshëm…,lëvizën telat mbi kitarë,
Për këngën e shkruar,që kurrë s’u këndua !

Per poetin.., një jetë ,kurrë nuk mjafton ,
Në vargje ,në kengë të kthejë gjithëçka ,
Se jeta eshtë e shkurtër ,jeta ikën ,shkon ,
Pa thenë ., pa shkruar, do të mbetet diçka !

Jeta është e shkurtër për poetin njerinë , Hapësirat e kohës kërkon me vargje ti perpijë.
Poeti rend si Marathonmak nga stina në stinë ,
Stacionet e jetes me vrap ,kërkon të arrijë !

Dy armë ka poeti, një laps të thjeshtë dhe letër ,
Në shpellat me myk të kohës pa mëshirë godet
Përleshet e gjakoset poeti,me bij e me etër,
Ne shekuj,poeti ,si zog i lirë thërret ..,thërret !

Smjafton veç një jetë o shoku im i mirë poet,
Kurrë s’mjafton një jetë ,të shkruash për lirinë !
Ka dallgë liria më shumë se një oqean dhe det,
Smjafton kurrë një jetë të shkruash për njerinë !

Lamtumirë .,poet..,lamtumirë shok mik…,vëlla ,
Neve edhe nga varri ,s’na e marrin dot lirinë !
Ne jetuam e shkruam në kohëra të mëdha ,
Brenda lirisë ,mes vargjesh gjetëm dashurinë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com