Errësirës – Dhimitri Jani Kokaveshi
ERRËSIRËS
E ndjeshme
nata
gërmonte ndjeshmëritë e saj
zbërthente dhe
më mbërthente krahëve
ndjeva…!
Errësirat dhe largësitë sikur
i mblidhja
e yjësive, e ftohtë!
Si nata
gërrente, rrënjët e saj
shkullte
në zbërthime drite
natën:
Ma ndriço, si yjësi
na dhuro
shkëlqimet…?! Trëmbin
natën
e iritimeve nuk gjenin
mbi ndjesi
irituese shkëlqimet?
Nuk i dhuroj!…
Rrezatime të lodhura
natës, përplasur
konkuronin, viteve
largësive
errësirat, mbushur
mistere?…
Në vertikalet e pakonceptueshme
paqartësi
mbetet, dyshimve?
Dhimbja e tyre
vishet si vetë nata mes
errësirave
tkurrte, përshtatjet mbi
frymëmarrjet e saj
gjeta çarjet!
Si makineritë e kohës
ndanin
natën, e mpirë mbulonin
gjersa dielli
zbërthente, dëshirat e saj!
Për sundim.
Dhjk©24-04-2020