Alchaimer.. – Diturie Hasanaj
Alchaimer..
(kushtuar atyre personave qe ndodhen aq prane nesh )
Nga dritarja nje bote te huaj veshtron,
duar te lodhura,
sy te gozhduar ne humnera..,
ehhh sa plage numeroj,
se ti veten e ke humbur,
kujtesa jote ne c’brigje vajton,
e humbur ne labirinthet e trurit,
asgje dhe asnje nuk te degjon,
shpirti me dhemb , po sa !
Ne enigem te pazgjidhshme u ktheve ti..,
kur fjalet e humbasin kuptimin ,
kur ti ne pasqyre shihesh,
veten me dike qe si perngjason me shembellehesh ,
fjale pa kuptim leshon me bresheri,
e huaj me veten ,
e huaj me gjithe sa te duan,
eshte torture kjo heshtje,
mendimet e tua si zogj shtegetuan,
ne muret e labirinthit te trurit burgosur rrine,
tek ty dot me fole nuk ngrejne,
ka hedhur rrjetat Alcaimeri ,
te kap perdore dhe ne lufte me veten te fut.,
ne nje lufte te humbur jemi edhe ne,
ti e humbur ne boten tende,
dhe ne dhe te gjitheve sa ne dhemb,
kesaj i thone te duash armikun qe te ka pushtuar ty,
por per ty ka rendesi vetem ikja, ikja…,
nje celes var ne qafe dhe rrugen e humb perseri,
per te saten here nuk e di..,
e zemra me pushon kur s’te gjej,
tmerrohem kur ty te humbas,
shpirti yt i burgosur diku aty shkretetirave te kujteses,
me aty s’ka jete,
ndersa jeta ec e ty me s’te pret,
ti ben vetem hapa mbrapa.
a luftohet ne nje beteje te humbur qe ne fillim?!
Trupi yt i rraskapitur,
ngjan me nje peme pa gjethe,
me nje rruge krejt bosh,
ti jeton tani vetem mekanikisht,
asgjeje me si gezohesh dot,
ti vrapon , vrapon ne nje rruge qe askund s’te con…..
21-4-2018 Diturie Hasanaj