Këndo, shqiptar! – Zymer Mehani
Këndo, shqiptar!
Këndo, shqiptar, çfarëdo që të ndodh
Edhe nëse kënga të djeg flakë
Edhe nëse melodia t’ këputet në mes
Edhe nëse engjulli t’ bëhet dreq
Këndo e mos u step
Sido që të bëhet, shqiptar, këndo
Edhe nëse miku t’shkakton plagë
Edhe nëse zemra t’digjet flakë
Edhe nëse koha të lë vrragë
Këndo e mos u mpak
Këndo, shqiptar, në çdo çast
Edhe nëse je i mbushur me gëzime
Edhe nëse ke vetëm dëshpërime
Edhe nëse përjeton ndonjë zhgënjim
Këndo, o vëllai im
Në çdo situatë, shqiptar, këndo
Edhe nëse ikin shpendët shtegtarë
Edhe nëse s’t’ mbin fara në arë
Edhe nëse s’ke drithë në hambar
Këndo, o vëlla shqiptar
S’e ndale këngën për pesëqind vjet
Kur osmanliu, sulltan e mbret
Të shkeli malet, tokë edhe det
Me zjarr e flakë, me dhunë e tmerr
E kënga jote kurrë nuk u shterr
Këndo shqiptar, s’te ka hije loti
Përkrah këngës, të shkrep baroti
Se kështu lindëm dhe kështu do vdesim
Atdheun tonë kur nuk e shesim
Këndo shqiptar, n’mërgim n’qofsh nisur
Dhe nëse malli për vend t’ ka molisur
Këndoje këngën,me dhimbje, mallë
Edhe nëse jeta, mërzi të ngallë
Këndo,se këngët e tua përtej oqeanit
Mbi krahët e pulëbardhave do të flturojnë
Askurrë mos t’u ndaltë kënga, shqiptar
Krenar për tradita e flamur me Shqiponjë
Këndo, shqiptar, kurrë mos u ndal
T’jehojnë kudo jonet e saj
Të ushtojë fushë, mal edhe det
Këndo se këngën e pate jetë
Këndo, shqiptar, o trim me fletë!