Të ndjektë fati o njeri – Ylli Pollogati
TË NDJEKTË FATİ O NJERİ
Troket akacia mbi xhamë
dhe dhëmb,
Si ankthi i një të pafajshmi…
Më rrëmben ky ankth
Dhe humbas qiellit të ftohtë në të hirtë…
Një thirrje çanë gjoksin,
Të thyej heshtjen e gojve të mbyllura,
Që veç ngren supet e pyesin, “Kush do i gjukoj këto dhimbje klithmash, gjurmë gjaku e fjalë të lëna gjysëm mureve të ftohta burg,
që ngjajnë me kthetra vdekjeje…?!”
Jetë ka dhe aty…
Jetë,
që mëshira rri larg
Një ferr i vërtet të thërret tek kjo streh skëterr
Veç malli ndër sy ndihet,
Si dhimbje që loton…
Rrezet e diellta si hije hyjnë kangjellave të hekurta,
Godasin muret e ftohta burg
dhe rrisin shpresën ëndërrave…
Përqasje ndihet një zë, jetës së”lirë”!
Rrugëve tërë cerga,
Duar të “hekurta” zgjaten deri dhe tek fjala…
Lëndimet vuajnë si në burg!
Të ndjekt fati o njeri…!!!
Y.P/JANAR – 2020 –