Mrekullia me emrin “Jetë” – Rifat Ismaili
MREKULLIA ME EMRIN ” JETË”
Të flas, të këlthas, apo të hesht
Apo të qaj,të qaj dhe të qesh,njëkohësisht?
Pas drurësh hijerëndë rri heshtazi në rresht
Si ndër varrime,u jap dorën ,miqësisht.
Sa e çuditshme kjo botë dhe kjo jetë
Njëherë vetëm, e kemi këtë fat
Është e kotë të vrasësh mendjen
Të keqen shkund nga vetja, e gropos me lopatë.
S’ është më bukur të dashurosh?
Mendjendritur të ecësh përmes fushës?
Si tren pa ndalesë zemrat të pushtosh
Ditën e re të puthësh, si femrën rreth gushës.
Ti falesh si shenjt, mbrëmjes në perëndim
Që ditën e jetove si njeri dhe me nder
Edhe çastit të vogël të jetës, ti bësh himn
Për askënd të mos fryhesh me zili dhe vrer.
Të përqafosh yjet,ndër vise të largët të shkosh
Të njohësh gjëra që kurrë si ke menduar
Brenda zemrës, solemn, për paqe të këndosh
Shkronja ngjyer me yje,të ngresh lart me duar…
31- 10- 2019