August 10, 2024

M’ka lënë shpirti porosi…! – Zihni Ndregjoni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

M’KA LËNË SHPIRTI POROSI……!!

M’ka lënë shpirti porosi.
Me thur vargje ,natyrë për ty.!
Ma ka lënë edhe amanet.
Me t’kënduar sa t’kemë jet.!

M,ka thënë dielli kur dal n,mëngjes.
T’parën natyrën,përshëndes.!
Edhe qielli ,fort t’ka mburr.
Me natyr,tha,s’jam ndarë kurr.!

Zonja hënë,kur doli mbrëmë.
Me lule bjeshke darkë ,tha kam ngrënë.!
E kam shoqen më të mirë.
Nuse bukurĕn natyrë.!

Piva uj tek burimi.
Edhe ai qeshte prej gĕzimi.!
Kur kam pyet një bilbil mali.
M’tha,natyrës këngĕt ia fali.!

Zanat e malit hidhnin valle.
Melodin e nji gjinkalle.!
Pishat nisnin me u paluar.
Kish nis fyelli me gjëmuar.!

Bletë mjaltxhia krejt azdis.
Lule m’lule duke gjezdis.!
Gjithë gjallesat ku i kam pa.
Me ty natyrë kishin ra n’sevda…!!

Hej nji flutur,sa e bukur.
Me ngjyrat tuaja, qëndis.!
Donte bjeshkën ta pushtojë.
Thirrte : Jam ,ma i pari m’fis.!

M’ka lënë shpirti porosi.
Vargjet me i thur për ty.!
Kur t’vij dita e të vdes.
Nji pik lot për ty do t’qes…!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com