Të isha – Skënder Guma
TË ISHA (poezi)
Të isha një pemë biskuar frutash
në parkun e munguar nga zëra fëmijësh
po edhe një dru jeshiluar nga gjethet
në mes skurresh pylli që era flladit
Të isha një shpend si pëllumb i bardhë
dërgesat t’i çoja fizike të gjalla
pa hipokrizinë virtuale elektronike
po të isha skifter më mirë akoma
s’do gjuaja në terrenet e burgut karantinor
ku mendjet e paralizuara si akrepa të ngecur orësh
kanë ngrirë
qiellit paanë për ushqim do eksploroja
Të isha peshk zhytur oqeanesh
po edhe në një lumë përshëmbull si Vjosa
me specien “humane” fare lidhje
paçka se një ditë
në rrjetën e tyre pre do të bija
të isha edhe reptil a rrëshqanor i çdo lloji
nuk do refuzoja
veç truri im ta ngjiste lëvizjen
Të isha një kalë i hazdisur sydhëmbshuror
që këmbët me revan ajrit t’ja trokisja
pa kurrfarë freri në gojë
Të isha edhe një ujk i uritur
të mos falesha skutash me kuisje
të shfaqesha befasisht në bulevarde metropolesh
tiranët nga zyrat përdhunisht t’i zboja
me hungërimat shfarosëse të miat
Në kohë pandemish si kjo
veçse njeri s’do të doja të isha.
Skënder Guma