Iktus fëmijësh Sirianë – Aleksander Çulaj
IKTUS FËMIJËSH SIRIANË
I mjaftueshëm tragjik për të shkëputur Tokën nga orbita e saj ―
Apo është shpërqëndruar
Zoti që kotet si i gjumur nëpër erë,
E mua më sjell nauze realiteti eliptik
Drejt vetëdijes së fajshme?
“Unë edhe mund të jem i pandërgjegjshëm”
Në hedhjen e gjurmëve mbi eshtra të njomë
Apo duke u fshehur si mi skutave nga bombardimet,
(që janë bërë zakon, të më fortifikojnë),
Sepse – sipas disave – vlej më shumë se
Gjaku i derdhur si e verdha e vezës në pjatë.
E përshkova tërë rrugëtimin tim
Për një buk më pak të pikëlluar,
Për një jetë pa brava që lidhin duar,
Për sy që mbyllen ende pa e parë dritën.
Bota e egër ta nxjerr shpirtin nga gurrmazi.
Në kodrat e liqenit Al Jabbùl mbjellin varre,
Kurse Eufrati me rrjedhën e vet merr me vete
Gjakun e fëmijëve për të ujitur diku
Të ligat e Përëndimorëve.
Aleksander Çulaj