Kjo ndjenjë mundon – Zhaneta Fisti
Kjo ndjenjë mundon
Nata kujtimet i merr një nga një.
Më merr pa kthim, sa larg më çon!!
Pranë më gjendesh TI me të ëmblin zë.
Dashuria jote si fllad ledhaton.
Në ballin e qeshur me rrudhën shënuar.
Ëmbëlsia e syve burimet kthjellon.
Sa lule pranvere që sot janë zgjuar,
Në gji me aq mall, aty i shtrëngon.
Ti je gjithmonë melodia e ëmbël.
Dhe pse jam e rritur zërin ta dëgjoj.
Është nina – nana me djepin që tundet.
Netëve të vona gjumin ma qetëson.
Si krahët e fluturës duart e buta,
E detin e kthjellët e mban në gji !
Ohh … e dashur … !
E shtrenjta ime !
Kërkoj të dhuroj gjithë këtë dashuri.
Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Fisti 5 / 5 / 2019 Venezia.
