Një flutur më përshëndeti – Nezi Plaku-Velaj
Një flutur më përshëndeti
Në dritare ç’mu shfaq një flutur krahëshkruar,
Tek xhami përplaste krahët pa pushim,
E habitur ngela, e pash e frikësuar,
A thua mos më ka sjellë ndonjë lajm të mirë?
Me ngulm i përplaste krahët në xham duke trokitur,
Diçka kërkonte, por unë e shkreta atë s’e di?
Një emocion i fortë më mbështolli të tërën,
Një erë e lehtë, një fllad flatrat ja përkëdhel,
Të ndalojë kërkon, një vënd për të pushuar,
Rrezet e para të mëngjesit shkëlqenin si magji,
Mos ishte vallë flutura që e pash mbëmë në ëndër?
Dhe tek dritarja ka ardhur të më përshëndes?
Dielli si një zjarr digjte nga përjashta,
Flutura sillej përqark, asgjëkundi s’zinte vënd,
E mjera që s’kuptoj çfar donte të thoshte,
Drita më luhatesh rrathë-rrathë në fytyrë.
Qerpikun gjeti flutra, vënd për të qëndruar,
Dy herë përplasi krahët përmbi syrin tim,
Mbi vetull kërkon të gjej nektarin e mjaltëruar,
Në sytë e saj të qelqt pashë një përmallim.
Tek cepi i buzës, pastaj qëndroi çuditshëm,
E putha dhe më puthi plot dashuri,
U largua nga buza, qëndroi tek një fije floku,
Ndriçonte e tëra si lule e vesuar në lulëzim.
A thua mos kish harruar fofezën nën gjethe?
Dielli kish derdhur të praruara rrezet n’agim,
E shikoj flutrën si adoleshente e dashuruar,
Ne ishim ilaç i njëra tjetrës në këtë të bardhë ditë.
Mos jam gjë në ëndërr thashë kur e pashë tek buza?
Lava sytë në çesëm më ujë që rridhte thëllim,
Sa bukur kjo flutur mbi flok më ka qëndruar?
Pastaj u ul, qëndroi serbes mbi syrin tim.
Mos është ky një imazhe në sytë e mi i shtrembëruar?
A mos është vallë ky mëngjes një vegim?
Ti je rima më e bukur moj flutur për mua,
Je vargëzimi më i magjishëm, je muza e shpirtit tim.
S’do ta harroj kurrë magjin e rrahjes së zemrës
E çuditur mbeta kur më qëndroi mbi qerpik,
Ndjeva limfën që u derdh e gjitha përmbi mua,
Ndjeva rrahjet e krahve të saj në ikje, në fytyrë.
Copyright@Nezi Plaku Velaj
Tiranë 25. 04. 2020