Motiv i ri për baladën e vjetër – Lumo Kolleshi
MOTIV I RI PËR BALADËN E VJETËR
Kali i kullmë e krifëngritur përmbi male bërë erë,
S’prekte tokën e zhurritur,shkumëzonin ata frerë.
Mbante po ç’mbante përsipër,një të gjallë e një të vdekur,
Një lëndinë plot me lule,tjetri një meit i tretur.
Një erë e shtynte drejt jugës,tjetra e merrte veriut,
Veç një yll i thosh:”Ndiq gjurmët,gjurmët e Abas Aiut”.
Lodhje s’kishte ai kalë,patonjtë shkrepnin vetëtima,
Kohë s’gjente të mendonte,mblidhte flokët Doruntina.
“Mos andej!-i thoshte ylli,-Mos andej,Kostandin!
Andej do të zërë mallkimi,nëna në portë veç nxin.
Ktheje kalin në të djathtë,ktheje nga shtegu i Hënës,
Një humnerë ke në të majtë,andej është mallkim i nënës!”
Dhe i bindej atij ylli,yllit që silte agimin,
Mamuzet rrihte Kostandini,patkonjtë vetëm vetëtinin.