Poemë enigmatike – Selajdin Gashi
Poemë enigmatike
Rilindesh sfingë nga ujëra të kthjellta
Në Agartë gurë e shkëmbinj të flasin
Lusim tokën, diellin mbajmë në gji
Korbi me pendën e bardhë
Të sheh sy i zi, fat të sjell
Me hapa njeriu zgjohet gjiganti
Thrret në takimin e thënë, lindje e re
Për varret s’flet
Piramiada ka mbi tokë
Kupto fjalët e lulet
Ngjyra tregon fytyrën
Dheu ynë nxjer gëzhojën
E rrezeve të lashta
Ngjyrë e kuqe e përzier
Me të zezë, një porosi
Në gjum mbi re bëjmë ëndrrën
Ditën syri ynë e ushqen me dtritë
Magji zjarri nxit tryezë e jotja
E kristaltë, e rrafshtë, vezulluese
Ti mbin bimë e re
Në heshtje vallë rilindesh
Thello shikimin tënd
Mija vite kujto
Kujto ditën e parë
I vetkrijur e i fortë
Nga gjiri yt i djegur
Nxir shkëndijën e amshimit
Zhduk vdekjen për dashurinë
Kujtimi të vie pas
Në kështjellë jeta
Ngjall të ardhmen
I ushqyer me dritë yjësh
I ndritur ky fillim
Kur për Atlantën mendohesh
Shpirti këndon gëzueshëm
Të zgjidhshmet enigma
Roje bedenash kujtojnë
Thonë: Mos dysho në vete
Palcë e ashtit tënd di këtë mirë
Hareshëm mbijetojmë, vullnetshëm
Të pathyeshëm për dashurinë tonë
E herë herë, mijëra vite në një jetë
Shkrihen e përtërihen përherë kështu
Ne kemi lirinë, të rigjetur
Mallin për lirinë, gëzo
***
Mik zemre të kanë përdhosur
Të kanë vrarë besimin, të lodhurit
Herë me fjalë të kota të kanë mbërthyer
Në pranga paragjykimesh, prap kthjellsh
Shtoi Zot vallet, sepse prekim
Bukurinë magjepsëse të çastit
Kur të lumtur jemi, kur mjafton
Të jesh gjallë për të lozur vallen!
Nga libri: “Dalja nga Labirinti”
Selajdin Gashi
Gjermani