Vetem gomare ka ai fshat – Servet Xhelili
VETEM GOMARE KA AI FSHAT
Nje Djal Karabush dhe i pa tru,
Deshi Nastradinin te vij ne loje,
Dhe kembet po i hidhte kuturu.
Duke peshperitur neper goje.
Dhe vendosi Te tallej me Nastradinin,
Djali,kur e pa tek po kalonte,
I fishkelliti atij,dhe i shkeli syrin,
Si nje menyre qe ai te ndalonte.
ç’kemi i tha o Nastadin i gomarve,
Per ku je nisur me kaq nxitim,
Do hedh nje sy ketyre aneve,
Mos gjej tim bir,gomarin tim.
Tani qe te pash dhe te gjeta,
Do te çoj me te tjeret ne stall,
Qe te kuptosh se e verteta,
Esht qe un jam Nastradin,o Gomar.
Une s’jam Nasradin i gomarve,
Po jetoj mes tyre,e jam me fat,
Dhe i sundoj pa asnje kokeçarje,
Se veç gomare ka gjith ai fshat.
SERVET XHELILI