Markata – Astrit Bulla
MARKATA
Mërguar kujtimesh, në një kohë tjetër,
Në Durrës, dikur, në formë gjashtë këndore.
Qëndronte e zhurmshme MARKATA E VJETËR…
Rretheqark: Byrektore, restorant, kishte edhe peshore…
Kur hynim në markatë,kështu e quanim ne,
Larmi frutash- zarzavatesh, të gjitha i gjeje.
Shkonin Durrsakët ca domate për me ble,
Kur dilje nga markata, tregoje se sa vleje….
Në mes të markatës, ishte një çezme gjashtëkëndore,
Ahhh!… Sa herë mbrëmjeve,mbushja gjymat atje….
Isha fëmijë, trofeu ishte ke Nuriu, një akullore,
Nuk e harroj kurrë, përsa kohë të jem mbi dhe…
Përveç fruta-perimeve, edhe peshk u shiste,
Mbanim rradhë të gjata, sakaq dita shkoi….
Kur më vinte rradha, më mirë të më vriste,
Atë çast që Lusku më thonte s’ka… Mbaroi…
Për në plazh ,autobuzi, aty pranë kishte stacjon,
Dyndeshin njerëzit, si në asnjë vend tjetër…
Pak bukë, ca domate, djathë, nga markata e JONË,
Patjetër edhe dy-tre shishe ujë nga markata e vjetër…..
TITI.
Astrit Bulla