August 10, 2024

Kur ecën me këmbët e mendjes..! – Ardian Muca

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur ecën me këmbët e mendjes..!

Këmbët e mendjes m’sollën sërisht tek ty.
Kisha dëshirë të të thoja të fundit fjalë.
Na mbertheu heshtja kur u pamë në sy.
Nga cironkë piciruke,ishe bëré goxha ngjalë.
*
Bëma një kafe të lutem,gati mërmërita..!
Ndeza cigaren,i mjegullova sytë trishtimit.
Kafen me ngut, dy tre të thithura e rrufita.
Prita,që shpirti t’i dalë në breg hidhërimit.
*
Ku gabuam?- të pyeta duke të fshirë igrasin
Shpirtit trup lagur ,që dridhet,si barishte.
Dhe kjo pamja jote,si njeriu që pret autopsine.
Nzituam ndoshta,kur mbollëm n’fidanishte.
*
Kot buzëqesha dhe cigaren tënde e thitha.
Kërkova puthjen e fundit lënë në dritare.
U dehem nga një gote, pastaj I thame te gjitha.
Dolëm të numeronim yjet e fjetur në dritare.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com