E kishim një shatërvan lule – Ylli Pollogati
E KİSHİM NJÊ SHATËRVAN LULE
(E rregulluar)
“Shatërvani lule “ e quajtëm që nē fëmijëri
Vërsnikun e kinemas së qytetit,
Me fytyrë kulture…
Pranë tij lodronim dhe buzqeshjen na rrëmbente.
Tek currilat e ujit gjenim veten
E buzë më buzë shuanim etjen
Nê currilat e ujit muzika puthte kulturat
Naftêtarêt kuçovar, italian, rus e çek kêrcenin dêfreheshin pas pune
Mbi gjethet e shatêrvanit orkestra puthesh me yjet
Kênaqsia, thurte traditên e bukur tê jetês…
Dhe vjen njê ditê,
zhegu i vapës s’pati mëshirë.
Kalonin ditêt,
habia do ngrihej si mur.
Çurgun e ujit e shihnim me ënjkje!
Një vrundull ere vjen me rrëmbim,
tingujt e botês i prenê,
mbi yjet re lêshuan pa mêshir…
Mjerim ndjente shatêrvani,
petalet ia lanë të thara me ngjyra tê zbehura
Zëmërimi s’po njihte kufi
E thyen,
si lanë nishan fytyrës fisnike të së shkuarës,
pa ardhur mirë pranvera.
Mbeti i gdhëndur në kujtes,
Si goditja e acarit të fund – dimri.
Kujtoi atë dimër
dhe kjo verê mu bê më e egër.
Jetë pa lule e pa yje, pa histori e pa vlera,
pa psherëtima e shpres dashurie…
Një dritë që rri e mbytur,
Peng i errësirës famëkeqe!
Y.P /Maj-2019-
————-//////////———–