August 5, 2024

Nje grua… – Nexhi A Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nje grua…

Dita shtrin krahet e saj,
Te zhveshur pa diell, me ere.
Druret perkulin kokat e tyre.
Ne marrezine e kesaj ere te nxehte.
Fryn, shtyu vorbullat e eres,
Ne grine mbulon detin,aty larg ,dallgezon.

Nje grua pret,
E heshtur pret,
Veshtron detin pakufi. Shikimin hedh aty
Ne horizontin gri.

Enderron dike,
Pret qe te vije,ta mbeshtjelle ne krahet e tij,te ndjeje ate ngrohtesi.

Ajo hesht e pret,
E ndjen prane, zgjat krahet,
E mbeshtjell ne shallin e saj,
I jep ngrohtesi,i jep
mallin pafund,peshperit
Ngadale dicka.
E degjon vec ai.

Kjo ere e nxehte e shirokut,
Te ngroh, ti hesht, jeta eshte ytja
Ti pret nga larg te vije
Te sjelle dicka te bukur
Endrren e lumturise,
Buzeqeshjen e miresise.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com