Nje trendafil… – Ilir Man
NJË TRËNDAFIL… (Ilir.man*Mai2020)
…shpesh herë,
mbrëmjeve blu të majit,
me trëndafilat e mi,
i kaloj orët pa i kuptuar.
E kam një kopësht mbjellë me ta.
Një kopësht ku..,
trëndafilat shumëgjyrësh,
asnjëherë s’më kanë munguar.
Nuk flas kur jam aty.
As nuk mendoj
Ndijesitë e disa shqisave të mia,
kur jam aty..,
aty në kopshtin tim,
nga të gjitha prangat i liroj.
Më pas,
njërin nga trëndafilat në dorë e mar.
Njërin !
Atë njërin,
që me ngjyrën e mbëmjes të majit,
më kombinon.
E mar
dhe e dërgoj diku larg
Diku,
ku dikush nëpërmjet rëndafilit tim,
gjithë trëndafilat që i kam në kopësht,
m’i shikon.
Dikush që bindjen ka se kjo botë,
ka etje dhe…
me aromë trëndafilash duhet mbuluar.
Ndaj,
shpesh herë,
mbrëmjet blu të majit tim,
i kaloj aty pa folur, pa menduar.