N’kryqëzim rrugësh – Hyrije Jusufi
N’KRYQËZIM RRUGËSH
Kjo mund të jetë letra ime e fundit
E dashurisë
Por çdoherë vargu i parë i çdo poezie
I thash në letër …
Pashë një grua që e njoha rrugës ku kryqëzohet porta
Atje kur me këmbën e djathtë bëja hapin
E luteshim për lumturi
E rastisa se kisha parë ka vite e vite
Përpjekje të madhe bëmë të lindnim fëmijë..!
Edhe pse përqafimi ,, tabu ,, është bërë
Ne u çmallëm bashkë
Edhe u puthëm e shtenguam njëra-tjetrën
Të njoha zërin më tha ;
Derisa aprovoja orarin e punës në US
Më kapi për çantën e varë krahu
E sa nuk ja ngjesha një flakareshë
Ecnim , flitnim për kohën që e kishim pasë bashkë
Nuk kam mbetë aty ku më le
Më janë bërë përnjëherë shumë rrudha fytyrës
Që kur iku ai
Flokët që më pyesje shpesh ti
A janë natyrë dhe futje gishtat e dorës në to
Qesheshim
A din kur të thoja
Plot morra jam ….
Flokët më bënë borë…
Ranë …ikën!
Pyetje e pyetje kishim shumë kohë
Që nuk ishim parë
Si përfundim i tregova
Dje i dërgova një letër për erën
E di ti
Kështu është puna
Në peshë kam shtuar pak
Për qejfin tënd
Se ankohej shpesh në eshtrat e mia
Nuk po qeshi më
sikur atëherë – për çudi ma morri me vete
Të fala budallaqja yte
,, ajo që krenoheshe se e mashtron lehtë ,,
Jam bërë gurë
Hekur e fortë
Grusht që dot s‘më hap kush…!
Hyrije Jusufi