August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

D Ë SH M O R I

Sa herë që dal e vrapoj malit,
në fund të majit a në qershor;
më shfaqet silueta e atij djalit,
që doli malit dhe ra dëshmor.

Një lule celi aty thellë në pyll,
kujtim i një ëndrre të këputur;
e larg në horizont pikoi një yll,
sikur loti i një vajze të bukur.

Ndalem kujtoj shpirtin në vaj,
trurin e ndezur nëpër llogore;
mallin e ëmbël për sytë e saj,
për dlirësinë një natë verore.

Atij i printe dashuria e madhe,
si besa e tokës, si besa e qiellit;
në shtigje lufte dhe në livadhe,
gjersa ia fali edhe sytë diellit.

Po vajton lulja me lotët e vesës,
se ëndrra e saj u bë zhgjëndërr;
në gisht i mbeti unaza e fejesës,
në zemër djali që s´u bë dhëndërr.

[idem@isai]

*SQARIM:
Dëshmori në poezi nuk është
ushtari që duket në fotografi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com