Një buçetë me lule(Me rastin e ditës së nënës) – Hyrije Jusufi
NJË BUÇETË LULE
(Me rastin e ditës së nënës )
Për fajin tënd dje nuk morra as lule
As puthje e përaqfime shpirtërore
Mos të qoftë hallall kurrë
Ti që kohës sonë më ndaloje
Përpushjet e dëshirës
Ma thaje mundin për të qenë e barabartë me vehten
Shoqe
Më le pa ëndërra
Buzëqeshjen ma burgose herët
Pa dashuri më përplase binarëve….
Ma thave krahun
E dora lëngon peng përkëdheljen
Djepi do të muriset kohës varrit…
M‘i fale ninullave harrimin
Sot i përsëris në heshtje…
I mbaj thellë në dry shpirti …
Ty të pëlqente të lumturije të tjerë
Sigurisht ndije dhembje për njerëz gjaku…
Kohës së pakry të Kosovës sonë
E sheh më thoshe :
,,Kohë lufte – ata që i kanë dot nuk po mund t‘i mbajnë
Uri
A nuk është e njehtë si të mos i kesh….,,
më ledhatoje fytyrës e përpije lotin e syrit tim , me buzë
Shkrum …
Atëherë nuk i kuptoja të gjitha
Se dashuria flakë më digjte shpirtin
Ty kjo të mjaftonte …
Nuk e njihja tradhëtinë syrit
Lulet e zambakët e natës pa dashmitarë
Shpërndanin aromë plot shije jete
E ti veç më shumë më doje …
Kur u falja dashuri për hatrin tënd
Atyre që të rrethonin…
Po ku janë sot
Ku mbetën dje…
Të dua kështu si je ,
,,….. nuk nënshkrova kurrëfarë marrëveshje , për të shtuar kombin
Për një djalë pushke
Falë atëdheut …, ,,
O Zoti im
,, E dashur Ty nuk do të hakmirret Dielli as sot , as nesër ,…mua deri tani më janë ndrydhur buzëqeshjet …,,!
Kur dëshira u kthye në rrugë pa kry
Toka peshë të çonte
Sa këtu e frymë nuk merrje dot
Shteti helvetik të mbështete
Më shumë atdheut se qante për Ty
Motrat mbanin duarsh shamitë
me kujtime e aromë premtimesh grushtash…
Numëronin ditët në kalendarin e shpirtit
Për jetën
,, Faleminderit vëllaiii…,,
,,Kam një mik në shenjën e bricjapit…,,!
Kumtonte motra ..
Më përnënçmoi një ditë , tërbuar ishte…
Babai i shkretë ndau realitetin që e besoi..
Shtrerp femër më etiketoi , sa që çdo vargu dua t‘ i falë , këtë emër
grua e kotë – unë me terrin e mëngjesit punëve që mi falte ky shtet demokratik, ikja
Femër që nuk pjell – po si kur kuptova që t‘i kishe fëmijë edhe për mua , me të e me të tjerë …!
E kutadi se çfarë do të dëgjoja nga goja saj mes telash …
Vala e detit ,, Shkëmbit të Kavasë ,,..,
më falte melodinë e notave jetë
Isha e rrethuar me njerëz gjaku atë ditë …, për bukuri
e më falnin dashuri , e më freskonin
shpirtin që ma kalle ti flakë ,
diellit të fortë ja kalove….!
Po si të i harroj të gjitha këto kujtime trishtësie
Unë ,, debilja ,,
Vëllai e miku i ëndërrave të motrës
Tashmë digjej në zjarrin e saj ,,40,,..!
Mos të qoftë hallall kurrë që më le pa lule..!
Por
mbretërisë sime i përulem..!
Të faleminderit o Zoti im …!
Lutem të kem falë buzëqeshjen …!
Hyrije Jusufi