Dy kunguj nën sjetull..! – Ardian Muca
Dy kunguj nën sjetull..!
Tinës vij me natën, të troka n’portë.
Ajo përplas kêmbët,duart i ngroh me frymë.
E zalizur zemra tundet e vibron n’aortë.
Idiliket kuntime shkundin t’bardhën brymë.
*
Mê regetijnë lotët syrit nën vetull.
Gjunjët s’më binden,dihasin djersitur.
Rropatet zemra t’mbaj dy kunguj nën sjetull.
Po i merren kêmbët dhe ikën e çoroditur.
*
Me grushta largoj ujin brenda varkës.
Lëpihen dallgêt mbi iniciale i turren bojês.
Erën e kajmakut tënd e ndjej pranë flakës.
Ruaj si golja,mos ma marrin kockën prej gojës.
*
Jo gjithçka që ndrin jetës, është thesar.
Braktisa e njeriut të dashur ka një kosto..
Farkimi në kudhën e vjetër na bëri mëkatar.
“Mos t’kesh një njeri të t’sjell një komposto”..!