August 9, 2024

Shpejtësi drite mbi errësirë – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi

Shpejtësi drite mbi errësirë

Ti virus i padukshëm
misterioz , i pabesë
në orbitën tokësore
e ngule rënkimin
i mekur i përlotur
s’e di sa do mbesë.

Ti, që mban kurorën e dreqit
në këmbëzbathurat e ftohtë
në ballet e nxehtë
në ethe përpëliten mushkëritë
pak ajër ….s’ po mbushen dot me frymë
a jetohet pa oksigjen?

Përse njerëzinë e vrave me dashje
ç’të bëri,na thuaj pafajësi e shkretë?
gjymtyrët e kohës i paralizove
ngujuar brënda mureve
me veshtrimin përtej xhamave
ne qiellin gri të errët me mjergullën veshur….

Ti pirat shpirtërash
në gjokse rënduar
nuk pyeske për lotët
që kripën një det….
për qarje foshnjash
rënkimesh të thinjura
me duart nga qielli
si shenjtorë në jetë.

Ti do venitesh
nga bardhësi bluzëbardhash
me dashurinë Hyjnore
në shpejtësine e dritës…
tringëllimë e këmbanave
Ave….. Maria…..Ave …..Maria
buzeqeshjen i kthejnë,melodisë së shpresës!

Zoica Gjolla Popi
17/3/2020
Angli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com