Nënë e bir – Zoica Gjolla Popi
Ështe një poezi shumë e dashur për mua. Meqenëse është pak e gjatë po e ndaj ne katër pjesë.
(Nga libri “ I Larë Me Yjet”)
NËNË E BIR
Bir unë kisha aq mall
pranë të jam afruar,
larg rrezja mbeti pezull
shpirti i nënës i trazuar.
Kur të pashë të parën rrudhë
mbi ballë ravijëzuar,
bo…bo çfarë bëra unë
për çka të kam detyruar?
Unë nuk dua të më thuash
asnjë fjalë për këtë rrudhë,
zemër nëne ka lexuar
çfarë ke hequr i munduar.
Lotët fshin në fshehtësi
qeshi nëna me të madhe
-eja afrohu bir,
mos e hiq shpirtin zvarrë.
Vëre kokën në prehrin tim
bërtit qaj qesh sa të duash
do të përkëdhel lehtë në flokë
eja gjumë i patrazuar.
Unë mbështetem në gjoksin tënd
si fëmija paçka e thinjur
oh u ndjefsha e çmallur
për ditënetët që do të vijnë.
Vijon në pjesën e dytë
Zoica Gjolla Popi!
Angli