Mëngjesit – Eduart Veli
MËNGJESET….!
Mëngjeset flasin ,mëngjeset gumëxhijnë.
Mëngjeset qeshin,mëngjeset psheretijnë.
Mëngjeset lindin,mëngjeset këndojnë .
Mëngjeset vdesin,mëngjeset vajtojnë !
Mëngjeset rilindin,mëngjeset ënderrojnë.
Mëngjeset mplaken ,mëngjeset rënkojnë !
Mëngjeset puthen,mëngjeset dashurojnë !
Mëngjeset ndahen ,mëngjeset mallkojnë !
Një ninullë e bukur ,lindi sot në ktë mëngjes.
Një vajtim i kobëshm se dikush po vdes!
Një foshnjë që po qan,oh sa zë i bukur i dlirë.
Një jetës përvajteshëm i thotë lamtumirë!
Një makinë dasme,hijëshëm zbukuruar.
Një çift brenda saj,shumë i lumturuar!
Një mace bardhoshe,nuk e di pse mjaullinë .
Më tutje,një qëngj i vogël ,ëmbël blegerinë !
Mëngjeset zhurmojnë,mëngjeset bërtasin,
Mëngjeset ndryshojnë,mëngjeset s’ngjasin!
Mëngjeset s’ndalen,mëngjeset po vrapojnë,
Mëngjeset rendin, ecin tutje perëndojnë !
I dua mëngjeset siç dua jetën,siç dua dritën.
Mëngjeset e virgjëra na e heqin frikën.
I dua mëngjeset,të bukura,të bardha plot dritë.
Të dashurës sime t’ja dhuroj,t’ja çoj për prikë!
I dua mëngjeset,i dua ëndërrat e njerezëve një e nga një.
Jetës,ëndërrave,dashurive dua tu thur poezi, tju këndoj përgjithënjë.
Bashkë me mëngjeset ,dua të rend dhe unë, të vrapoj.
Në gjithë universin,veç dritë,veç jetë të dhuroj!
Ejani mëngjeset e mija,ejani mes vargjeve dhe poezisë.
Unë jam miku i juaj,poeti i shpresës e mirësisë.
Ejani mëngjeset tona ,me nektarin e jetës së re që ëmbël më flet:
Kurrë mos të mbarofshin vargjet e poezia poet!