“Hajdutët” e pranverës – Myrto Hysaj
“Hajdutët” e pranverës
Vitet e jetës i shifronin mes vetes.
Ngjyrat stinore imazh tek kalendar.
Dritare njerëzore n’memorjen e jetës.
Hijen mbështillnin me perden e bardhë.
Herë diell apo shi,herë ditë apo natë.
“Barometër”shpirtërorë s’kishte vijëzim.
Ah sikur jeta tē rridhte si ndër vaj!
T’rrëshqitnin hajdutë tek pikëvalim.
Mes shtëllugave të reve ndërtonin imazh.
Ku secili përjetonte përfytyrimin e tij.
Perden bashkë me hije tërhiqnin zvarrë.
Duke pritur mes shiut,t’bashkonin lotim.
Të zhduket hajdutëri nuk duam!
Se të tillë ishim dhe ne ndonjë çast.
Mbase një herë , dikur kur dashuram.
Dhe sot strukur letrën,mbajmë tek zarf.
Po lirinë planetit s’donim t’ai rrëmbenim.
Mes tokës e diellit të vendosnim lente.
Nga OPTIKË hajdutërie planet t’shikonim.
Se çdokush ka lindur,me t’drejtën për jetë.
Myrto Hysaj qershor 2020.
