August 10, 2024

Nënë Ty të qofshim fal – Ymrije Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NËNË TY TË QOFSHIM FAL

Jam Shkëlzeni nëna ime
Jam djal nga Gllogjani
Bijtë e tu kanë ba betimin
Këtu nuk kanë vend serbi!

Jam Shkëlzeni moj hyneshë
Askënd s’kam mbi ty
Ndaj përherë pranë do më keshë
Si në luftë dhe në liri

Nënë Ty të qofshim fal
Për trimëri n’a rrite
Ndër beteja do jemi n’ballë
Ti mbrojmë pleq e fëmijë

Do jetojmë pa zinxhirë
Në truallin amtar
Shqipja t’futuroj e lirë
Në qiellin kombëtar

U pajtum më vllaun Luanin
Dhe heroin tonë kombëtar
Në rafshim mos ia nisni vajit
Ne jemi çlirimtarë.

Në u vrafsha për liri
Këngë dua për mua
Për ata trima që u flijuan
Trojet tona me i bashkua

Ne jetojmë në mesin tuaj
Dykrenaren kemi në flamur
Aty jetojnë gjithë dëshmorët
Ndaj nuk vdesin kurrë!

Ymrije Beqiri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com