Kosovë bijë e Shqipërisë… – Bukurie Binjaku
KOSOVË BIJË E SHQIPËRISË…..
Dhe pse nuk jam kosovare
Sot me lotë thura pak vargje,
Moj Kosovë, bijë Shqipërie,
Në shekuj je, djep trimërie.
Paqen të lirë s’ta lanë kurrë
Emrin tënd të shuajnë duan,
E pamundur një gjuhë-zakon,
Nënë e bijë, vetë Zoti i bekon.
Të ndau lufta, nga toka nënë
Me Atdhe, ty njerkë të bëjnë,
Por shqiponja, atje fluturon,
Simboli ynë, Shqipe na thonë.
Motra-vëllezër, ne të pandarë
Shqipëri-Kosovë, tërë shqiptarë,
Gjak fisnik qarkullon, në damarë,
Me një histori të lashtë, të rrallë.
Kosovë me shpirt të qofsha falë
Me male e fusha, bukuri e rrallë,
Një nënë ke, ajo është Shqipëria,
Vise Atdheu, bashkë u ardhtë dita.
Bukurie Binjaku. 6. 6. 2020. GREQI.
