August 10, 2024

Me mungon Atdhe – Mark Gjetja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Me mungon Atdhe .

Ne dashuri humbjen se duroj dot .
Por gjaku perseri me vlon ne gji ,
pa ty i vdekur mund te quhem sot ,
por dhe i vdekur do te dua perseri .

Edhe pse humbja larg me ka hedhur ,
kjo bote e genjeshtert sa here me ka lénduar ,
dashuria per ty si diell me ka nxehur,
mendja tek ti gjithmone me ka shkuar .

Ti dashuri pse erdhe kaq e ftohte ,
perse rrin ashtu me sy te trishtuar
une dhe pse dola né njé tjeter bote ,
rrugeve te Europes sa here kam lotuar

Ketu dhe pse vendi eshte krejt i njome ,
mbushe me pyje e parqe ploté gjelberim,
besome ti mua dashuri besomé,
se dashuri mbi dashuri kam vendin tim.

Une dhe pse ika, té kam dashur ,
mâle dete e fusha ne pafundesi ,
ndoshta nje dite mund te vdes zemer plasur,
por shpirti im do kthehet ne Atdhe perseri .

Dhe ti kur dashuriné me dhimbje e ke shprehur ,
Malli shfryné horizonteve i ndare,
qe nga larg vjen e del shpirté i dehur
Atdheun therret ,me lotin e tharé.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com