August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HARRUAR…

Jam i pirë,i trembur, i mbaruar
Si klarinetë e vjetëruar,e prishur
Prej mërzisë pamja më është deformuar
Vetja më ngjan me një qen të krisur.

Harruar jam në një botë pa kuptim
Nuk e vras mendjen më se ç’më ndodh
Prej bushtrës vetmi nuk paskam shpëtim
Kam harruar,dhe harruar më ka çdo gjë.

Kam harruar rendjet e pafund të fëmijërisë
Kur dy gurë si lija të rrinin bashkë
Kam harruar sytë e mikes së brishtë
Kur në ëndrra më dilnin ditë e natë.

Kam mbetur vetëm si fyell pa zot
Nuk kam më tingull,i errur si pus.
Nëse i tepërt jam në botë, se kuptoj
Engjëllmirin të më marrë përditë e lus.

Të më shpjerë atje në dritën e amshuar
Në kopsht të Edenit me ndonjë Evë të rri
Të zgjohet nga koma kjo klarinetë e shpuar
Ti këndoj i përmallur prapë veç dashurisë.

Të lahem pa frikë ne lumin e qashtërsisë
Me bekim hyjnor të endem nëpër qiell
Të ndjej,të puth, të thith gjinjtë e gjithësisë
Të hyj përmes diellit,e të bëhem dritë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com