Takohemi në Tiranë – Hasan Qyqalla
TAKOHEMI NË TIRANË
“Takohemi në Tiranë bir”,
Zëri i babës në telefon,
Shtëpia e dytë pas Prishtinës,
E bukura Tirana jonë .
Zheg vere në Tiranë
Nata, në pritje të mengjesit të bardhë
Që nanë e babë do me sillte pranë ,
Nata ime me e gjatë pa gjumë ,
Vite pa parë prindërit e mi ,
Si do me dukeshin ,
Si do Ju dukesha unë?
Në dritare të mëdha të autobuzit ,
Më kot kërkoj sa me shpejtë t’i dalloj,
Syri i mjegulluar nga loti s’më lejon t’i shoh
Portretet e tyre me të mpakura tashmë
Nënës i laget syri ,
Im ate përtyp guret e mallit ,
E gjithsesi
Kokën ngre Krenar.
Ç’te themi me parë nuk dimë ,
Në jetën e ngusht koha për ndarje s’mjafton,
Një ekspres në Hotel Tirana pimë të tre,
Me shikim nga Sheshi Skënderbe.
Në hollin e hotelit nëna më pyet
“Bir ke ngrënë mëngjez”?
Nga qanta nxjerre një cop fli e nis ta ndaj
Sytë më mbeten në prehrin e saj.
Prehëri i saj liman qetësie ,
Kur i vogël ndjehesha si mbret
Prehëri i saj më i madhi Universitet diturie
Ku mësime morëm si të sillemi në jetë .
Nënë e babë thinjur e mpakur më shume,
Dhe unë biri i tyre thinjur nga pak,
Kur dikush më pyet “I ke prindërit ?”
Pyetja që me vete në gjak.
Mos më mungofshim sa të jem ,
Mëngjezet si ai në Tiranë ,
Zhegë i madh ishte ate ditë ,
Të falem Tiranë ,
Shqip na e shove mallë.
Takimi ynë prej ëndrre
Ëndërr nuk ishte ,
Mungesë është por nuk mungon .
Zheg vere ishte ate ditë në Tiranë
Më zheg u bë kur u larguan dhe s’i kisha pranë….
Prof .Hasan Qyqalla