Koka trularë dëshira stisur – Ulku Bardh
KOKA TRULARË DËSHIRA STISUR
Kështu ndodh kur “patriotët”
janë hutuar pas vjedhjeve,
uzurpimeve dhe grushtshteteve,
si gjithmonë popullit tonë
e keqja i ka hyrë nga brenda
punojmë me të madhe kundra vetvetes
jemi vënë në shërbim të shteteve
që na mashtruan, na pushtuan,
na plaçkitën dhe na dëbuan…
na vranë e në fund edhe na dhunuan
e ne shpirtgjerë, aktrojmë “mesinë”
pa çka se e zhbëjmë Shqiptarinë!
pse këtij fopullit tim të mjerrë,
fati vet në ferrë i është vjerë..?!
sa herë që bën për ta marrë
e humb nga një gjymtyrë,…
i këputet nga një damar…
shpirti i është molisur nga lakmia
për pushtet i rreh zemra fort
me veten e tij i fillon historia..!
dhe të etërve e përbalt me porosi
kështu, pikërisht, si duan të tjerët
ai për vete krijon një palo-histori
mo zot më keq, ku jemi katandisur
me koka trularë, me dëshira stisur
jemi nisur për perëndim,
por të kthyer nga lindja..!
“quo vadis”, o kombi im..?
më thuaj, cila është e jotja bindja,
a do t’keshë kohë më për pendim?
do t’na mallkojë gjaku i dëshmorëve
do të na ndëshkojë drejtësia hyjnore
po i lamë të na qeverisin namqorrat
po ua hapëm armiqve derën në oborre
po e vazhdojmë rrugën bashkë me farsën
dhe, keq do ta kemi në ditët që vijnë
po nuk e bëmë ne vetë katarzën
filuar nga shpirti, ndaluar te zemra
nisur nga koka e gjer tek thembra.
© Ulku Bardh