August 4, 2024

Mos i lyej flokët (Homazh për gratë e vrara nga burrat) – Ismail Xhaferi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos i lyej floket…

( Homazh per te gjitha grate e vrara nga burrat)

Ti grua e lodhur, ti grua e bukur
Mos i lyej thinjat!
Tek thinjat eshte udha jote e gjate,
Jane dhimbjet dhe psheretimat.

Mos i lyej floket, te lutem mos i lyej,
Leri ashtu te zbardhur si rete!
Atje jane netet e tua pa gjume,
Per te rritur vajzat dhe djemte.

Mos i lyej floket o grua fisnike,
Edhe pse jane zbardhur mos i mbaj fshehur!
Aty eshte pellemba e ashper e burrit,
Qe te goditi nje nate kur erdhi i dehur.

Mos i lyej floket por leri sic jane!
Aty eshte pesha qe ke mbajtur mbi supe,
Aty eshte lufta jote dhembe per dhembe me jeten,
Me fitore dhe humbje.

Mos i lyej floket por leri siç jane!
Te zbardhura pas shembjes se nje endrre,
Aty eshte nje dashuri e vrare,
Dikur ne rinine tende.

Mos i lyej floket!
Ti nene, ti moter, ti grua
Leri ashtu mbi supe,
T’i shikojne te gjithe sakrificat e tua.

Mos i lyej floket!
Ti grua e bukur si lulja e zambakut,
Leri te duket sa i vogel eshte nje burre para teje!

Leri te duken njollat e gjakut…

Mos i lyej floket!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com