Nostalgji – Fatmir Gjata
Nostalgji
Pak bukë të zezë e vë në tavolinë,
një qepë e vezë e grij pak turshi
Pak djath të bardhë me erë trëndelinë
se fsheh, e kthej edhe një gotë raki.
E ha siç haja sofrës kohë të shkuar
e ndoshta bukën e perzieva dhe me lot
Dritares shikoj zogjtë të pikëlluar,
tek kthehen udhëtimesh nëpër botë.
E nxjerr edhe takijen që kam fshehur,
më qeshin e më thonë je nostalgjik
Vërtetë më ndodh të jem edhe i dehur,
kur ndiej një klarinetë e harmonikë.
E flas me zogjtë- e patë shtëpinë time,
kur shkonit përmbi Fier me brohorimë
Ballkonit që e lashë plot me thërrime,
ta mbushni veç një çast me cicërimë.
E gotën kthej, më mirë të dehem paq,
se esëll s’pashë njëherë ditë të mirë
E nis këndoj nën zë edhe sakaq
ngjëroj bukën e zezë në pak shëllirë.
Fatmir R Fatmir Gjata