Krenari e thyer – Dhimitri Jani Kokaveshi
KRENARI E THYER.
Mall derdha gurëve kalldrëmik
Për të dhënë mëngjezeve
Brengat, gëzimet dhe mërzit e mia!
Shikoja gurët dhe trëmbesha!
Ato, më shqetësojnë si nata
Kur bluan mendimet e mia
Jo fisnike dhe kapërcimit të profecive
Bukuri, pushtetin absolut, lidhjet…
Mbi tërësinë e shqetësimit tim.
Buza!… Si shpirti i gurtë, zvogëluar
Ruan veprimin dhe vështrimin shtrirjes
Qytetit që sundon. Krenari e ashpër
Mbërthen ne dhe mjedisin e hirtë
Dhe pse kacaviresha murreve të tij
Për të arritur,… lartësitë e mendimeve
Të tua që nuk reflektonin… gur, i çmuar
Shkëlqimit adhurues! Krenaria e thyer
Do të qendrojë përjetësisë, pa rrëfim!
Krimbi!… Bluan thëllësitë e kështjellës së rrënuar
Dhe mbytet,… ëmbëlsisë së jetës derdhur mund
Mjeshtëris, kështjell, që ngrë shtat në ndërtim.
Shkëlqimi i trupit tëndë!… Le të ndrijë dhe xhvesh
Parajsën, tërbon, krenarisë që patrullon dhe abuzon!
Varfëri e tejskajëshme mjerimi
Shpirtëror. Ai, si i burgosur hije
Trishtueshëm arenave që çan koha
Me drithërimat e dekompozimit birucian.
Burimet i kërkoj kohës. Dhimbja!…
Ndez etjen kujtimeve të kënaqësive…
Qe s’më shuajnë!
Kështjella dhe ti, mbartni mistere të blinduara
Ceremoni… të fuqishme dhe të trishtueshme
Mes madhështisë dhe humbjes si një puthje
E ndezur konkurencës kohë, por jo fshehtësisë.
Brënda saj mbetem i pa asimiluar dhe frikësohem!
Më frikëson largësia, etja dhe shpirti i lyer misterit
Të aromës tënde që mbulon e zvarit bukurinë.
Bukuri që përkrah hapësirës sundon dhe triumfon
Rrënojave kështjellore duke i mbledhur, si thermij.
Autor, Dhimitri Jani Kokaveshi