Une jam çame (Balladë e dhimbjes së trashëguar) – Izota Rexho Haruni
Izota Rexho Haruni.
UNE JAM ÇAME
(Balladë e dhimbjes së trashëguar)
Qava mbrëmë për ty…
Me zëmrën e zhuritur nga malli,
mëndja jote nuk u larga kurrë,
nga vatra ku bubulonte zjarri.
U plake o Bá, largë shtëpise,
largë mureve me gurë stralli,
largë erës së kripur puthur me diell,
tek përqafonte ullinj e limon..
E njëjta erë rënkon nga dhimbja
tek shehë ti shkelë djalli.
Nëna pret ti kthehet djali..
Ahhh…djali
sëmundja e preu në besë
nuk njihte ne isha bije a motër,
në kish’ vëlla, nip a mbesë.
Harroi ç’do gjë, kuçedra e mundi,
Po ty Çameri..
ti kurre nuk u bëre harresë.
Ty të kërkonte,
shpesh qante
mbante kraharorin me dorë,
i dhimte,i shtrydhej,
kish’mall,
treste shikimin përtej …e thoshte
-E dini…Unë Jam Çamë..
Atje kemi shtëpit,
kemi tokë e bagëti,
atje baçi, atje do të shkojmë një ditë.
Qava mbrëmë,
Po qaj edhe tani që po shkruaj,
për hallet,mundimet, për lotët e tua.
Doje një çerdhe për të vegjëlit e tu,
doje të rriteshin të gëzuar.
Të ndiqja tek ngrije themelet,
me ato pëllëmbë të ashpërsuara,
gur me gur,
ca llaç hedhur me ato duar
I lodhur pushoje pak dhe
flisje me mua.
Ahhh…o baçi,
Në Çamëri ne e kemi shtëpinë,
atje është parajsë,
s’ka natë, as qiell me re,
atje toka është e mjaltë.
Në Gumenic,pak me tej,
në Globoçar e Margelliç a tek xhixhua në Arpic.
Atje baçi,
atje dua të dorezoj shpirt.
Humbisje shikimin diku large,
ndërsa lotët te pickonin sytë,
e ktheje kokën mënjanë
nuk doje të ti shihja mollëzat lagur.
S’kuptoja shumë at’her por
dhimbjen t’a ndjeja,
të afrohesha ngadal ,
nuk doja të trembja kujtimet,
t’a puthja atë faqen e djegur nga djelli dhe….
O bá…të kam xhan…
Fshije lotët dhe buzëqeshjen e gjeje,
më përkëdhelje flokët dhe…
…Edhe unë të kam NANË…
Sonte dikush ma grici plagën,
më folën fjalet e tua mbushur me mall.
Qava…
qava me lotët e babait tim,
me shpirtin që tek unë ka lënë
t’ja shpjemë në Çameri.
Mbrëmë qava me sytë e tij,
me ata sy që në bebëzat e mija mbetën
për t’u çmallur edhe tani,
për t’u çmallur edhe pas vdekjes.
Në trupin tim je ti,
e ndjej o bá…e di.
Më kë ndezur një vullkan brënda,
plot mall për Çamërin,
për vëndin tënd,
për vëndin tim.
Sa herë dëgjoj të flitet per Filat e Sajadhe,
Gumenicë, Volë e Varfanjë,
Sule e Paramithi,
sa herë çelin ullinjte e aroma e agrumeve më deh,
aq herë lotë të nxehtë më vërshojnë me copa shpirti.
Kërkoj të kuptoj përse?!
Përse kaq shume mall per nje vënd që akoma syri nuk e njehë!?
Ndjej që brënda meje je Ti.
Malli yt më mundi edhe mua,
ashtu siç bëri me ty.
Eshte malli im tani.
Eshte dashuri o Bá…
lindur në ty, ushqyer nga ty,
përcjell tek unë me mirësi.
Eshte shpirtin yt,
kërkon të prehet në tokën tëndë,
në shtëpin e tij,
në Çamëri.
Mall që nuk tretesh as nën dhè,
brenga shpirti sa toka nuk i mban,
dhimbje trashëguar brezash
për tokën çame mbytur në gjak.
Ohhh…
Sa shpirtëra nuk gjejnë qetësi,
Sa Jezu Krishta çamë.
Une….
Bija jote mbaj tënden brengë,
tëndin mall,
Trashëguar kam edhe krenarin e fjales
UNË JAM ÇAMË…
Izota Rexho Haruni