August 13, 2024

Vashë arbërore – Lumni Nimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vashë arbërore

E ëmbla ime moj!
Si rrushi në pjergull,
t’i dua buzë e gojë,
e syrin me gjithë vetull.

Lozonjare e shtatselvi,
pëllumbeshë lule zambak.
Sa ta pashë syrin e zi,
seç më dogj i ziu merak.

Kur më hodhe atë shikim
dhe m’buzëqeshe me kujdes.
Sa thell hyre n’shpirtin tim,
zemra ime flakë m’u ndez.

Bukurinë çupë kush ta fali
e të gjithë at nur hyjnor?
Në më je gocë nga Llapi!
– I lumi ai që t’vë kurorë!

Në më je vajzë Revuçi*!
Kam për ty një porosi:
atje n’bjeshkë n’hije mali,
për mua n’ “Vrellë”** ujë me pi!

N’Breg t’Livadheve kur t’kalosh,
për t’pushuar vash’ ulu pak!
N’të pyet kush për një djalosh
thuaj: – ka dal i ri e u bë plak…

Kur t’arrish tek Bregu i Vogël
Cucë e bukur ndal veç pak!
Nga aty çikë, kur isha i vogël.
Shihja shtëpin’ time me çardak…

Qe sa kohë jam larguar,
jasht Atdheut në mërgim.
Shpirt e zemër përvëluar,
Në dhe t’huaj – jam jetim.

Në një ditë vere me vapë,
shumë dasmorë do të vijnë…
Si shqiponja kur krahët hap.
Vallëzojmë e ngremë dollinë.

Lart në qiell t’jehojë kënga
nga daullja dhe çiftelia.
Kur bashkohen dy zemra,
kurorëzohet dashuria.

* Revuçi – Vendlindja ime, fshat ky 12 km.
në veri të Besianës – Krahina e Llapit.

** Vrella e Revuçit – një burim i freskët uji,
që rrjedh
në pjesën malore të fshatit, burim ky
shumë i njohur, që ja shton edhe më
shumë bukurinë atij.

Fjala Vrellë; është me origjinë sllave,
(Vrellë – izvor = burim) por kështu e
quajnë të gjithë dhe jo vetëm revuçasit –
por edhe fshatrat tjera përreth, e njohin
dhe e quajnë po me këtë emër den
baba den.

Lumni Nimani
2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com