Njësi kohe – Asja Mulgeci
Njësi kohe
A i shëron dot plagët koha,
pritjeve të stërgjatuna?!..
Heshjtjes, a i bzan kush,
veç zemra,
n’ofshama?!..
A thua ndjen akoma
aromën teme trupit,
apo të ka ik’ dhe nuhatja?!…
A mos vallë gjaku të ka ngri
e drue as ngjyrën se ka ma të kuqe…
t’asht ba gri!
A më ndjen hala në trupin tand,
Kur humb kujtesën padashje…
e krenarinë e len mënjanë?!…
A të bahet se të vij hala
rrotull teje si hanë?!..
Apo zbrapsesh tutsh vetit’ si hije,
tuj mshef “thikën”…
që pashpirtshëm
i pate ngul njasaj dashnie!
A të shfaqem sysh,
kur zhytesh në kujtime
përmalluese “tinëz”?
Eh!…
As më thua,
njato fluturat stomakut
a të rrokin ma n’zemër
apo notojnë të hutueme territ tand
krahëkëputuna,
si të mbytuna
që kurrë s’mujte
me ju dhanë emër
Ti, krenar i pazemër!
Asja Mulgeci