Dëshirë e ndrydhur – Lumni Nimani
Dëshirë e ndrydhur
Kur nata zbret në qytet,
thërras hënëbukurën,
me shkëlqim t’i bën roje.
E të mbytemi së puthuri në botën tonë,
duke shkrirë dëshirat e ndrydhura
plot afsh t’mjaltuar në hoje,
qëmoti prej kohësh,
si dhe duke shuar mallin përvëlues,
për njëri – tjetrin,
që na ngulfaste si lak në fyt.
E të të shoh sybukurin që më mahnitë.
Se malli për ty, ditë për ditë më mbytë.
O mbretëresha ime, jam princi yt!
E dua dritën e diellit;
por, këtë natë,
do më mjaftonte hëna ndriçuese,
me rrezet e saj të brishta,
që përbirohen tinëz
dhe lëshojnë sy,
në dy zemra të fildishta.
Në atë oazë dashurie,
të mbyllur me shtatë dry,
o hyjneshë Perëndie,
të cilën ëndërroja çdo natë për ty:
Errësirën, nuk e dua;
ajo vret dritën pa mëshirë.
Por, këtë natë,
Si për çudi,
edhe për errësirë,
ndjejë simpati,
sepse, me mantelin e saj fsheh,
dy shpirtëra të ri,
të përndezur çmendurisht,
– nga e hyjnishmja dashuri.
Lumni Nimani
19. 06. 2020 Gjermani