Pres… – Zeqir Hysa
PRES….
Vandak i përhershëm
dëshirës,
frengji e vogël e
shpreses.
Mes ditës e muzg ,rrënies,
plotësohet magjia
e jetes.
Agimet vrapojnë pas
muzgjeve,
momente dëshire
fatlume,
mbi shpirtin tim qëndron
pezull.
Ajo pritje dashurie,
vogëlsira, si kurora
të praruara,
mendime idile, nga
ne të dashuruara,
pastaj ëndra të befta
lemeritese,
zagushi e zemrës,
përsëritese,
gjithëçka për kohën,
ku çuam dashuri,
si varr masiv, hapur
në kujtesë.
Une i burgosuri në
shpirt me padurim
po të pres,
endesh nëpër natë,
e luan me mendimet
e mia.
Dritë e shpirtit tim,
shkëlqen befas,
per ty dashuria.
Ëndërroj e pres, çdo ditë,
si vapa e shiu i rrebeshtë,
I qershorit,
ne zemër si spekter,
ylber, dashuria
në shpirt triumfon.
Ndaj ti per mua je
çdo herë një ditë e re,
si një i porsalindur, unë
I rrikthehem lojës së
vjetër,
nëpërmjet teje mësoj
të të dua ty e veten,
në këtë jetë pa
Kohë e metër….
Me 21.6.2017….