Njeriu vdesë, po të mos ketë shpresë… – Zeqir Hysa
NJERIU VDESË,PO TË MOS
KETË SHPRESË….
Kur flitet për të ardhmen,ti miku im shpreson,
çështë shpresa në vetvete,?që njeriun tundon ?
njeriu e don shpresën,se ajo në çdo hap e miklon,
se është thënë ngahere,se njeriu,më shpresë jeton.
Kur qesh i ri,më shpresa dëshiroja të gjejë dashurinë,
se fjala shpresë,fjalë magjike,me fuqi astronomike,
ndaj njeriu i vendosur thotë;”botën e jap ,shpresën ,
se jap”,se ajo është deviza e optimizmit aromatikë.
Me shpresën ecim,me shpresën bukur ëndërojmë,
më të dhe në gjumë,ëndra të fuqishme shikojmë,
po,ajo sfidon kohën, me të ecim përpara fantazojmë,
se njerëzit,poetët e shkencëtarët ,me të në tru jetojmë.
Me shpresën në shpirt,e në mendje me të udhëtojë,
çdo gjë ,koha inatçore,mundohet shpresën ta pengojë,
se shpresa është e ardhmja,që koha se kap dotë,
se mendja ëndërron,me shpresën e madhe në zotë.
Me ëndrrën lufton,me shpresën mbretëri ndërton,
shpresa është e bardhë,e çiltër,e ëmbël,si diell ndriçon,
ajo të përkund,të jep krahë,në qiellin ëndër ,të çonë,
se me magjinë e mendimeve,që vetes i atribojnë.
E kush nuk jeton me shpresë,pa të ardhme ai vdes,
po të mos jetë shpresa,njeriu 20 vjet i dënuar vetëvritet,
nëse hallexhiu nuk shpreson,që do bëhet mirë,ja fut vetes,
ndaj shpresa është liria,gëzimi,plotësimi i dëshiravet.