Na roberoi per jete – Suzana Rama
NA ROBEROI PERJETE
Ta fala buzeqeshjen,
ne kunderpergjigje,
te nje veshtrimi,
te ndezur, epshesh,
qe me ndiqte gjithandej.
Perse e bera s’e di,
madje nuk dija akoma,
se kush ishe ti…..
dhe te siguroj,
se e vesha buzeqeshjen,
me drite hyjnore,
si driten hena vesh,
ne netet pranverore.
Me vone ajo buzeqeshje
mu kthye ne ankth,
e neteve te pagjuma,
gati- gati makth,
nuk e di per ty,
po per mua u bere,
endra e bukur, e bardhe,
ne shpirtin tim margaritar.
Teksa me ndiqte ne cdo hap,
sa te te shihja pak,
e kur te te shihja arrija,
hapat dhe frymemarrja,
magjikisht ndalej,
nga zeri yt brilant….
Qe gati pervuajtshem lutej,
te ndaloj pak….
ndersa shikimi yt zbutej,
mua kersheria me hante te gjalle.
Dhe keshtu, mes ne te dy,
ashtu, papritur krejt,
ndoshta edhe si shume te tjere,
njohu ate dashuri,
qe na roberoi per jete.
Tirane 22 06 2020
Suzana Rama DV