August 5, 2024

Një zë.., një dorë…! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJË ZË..,NJË DORË…!
(Me rastin e ditës së babait…,nga vëllimi poetik “Planeti i dashurisë)

Një zë,çdo natë e ditë, mëngjeseve më thërret.
Sa i ëmbël,sa i dashur,…sa i trishtë është ky zë .
Ngadalë,përmallëshëm,te koka ,lehtë më flet..
Zgjohu bir im,zgjohu nga gjumi ,akoma po flë ?!

Një zë hyjënor,si dikur,në djepin fëminor,më flet më mëkon…
Sa i dashur ky zë , sa i ëmbël ky zë ,sa i mirë ..!
Mëngjeseve plot ëndërra ,nga gjumi më zgjon..
Ta dëgjoj kete zë..,oh, sa kam dëshirë..!!

Ngadalë ,pranë shtratit,lehtë më pëshpërit…
Një dorë e ashpër,ëmbël,si në djep më përkund.
Dhe unë e ndjej.. dhe shpejt,ngrihem me vërtik.
Por të ashpërën dorë ..,nuk e shoh askund !

Edhe si në ëndërr ,bie prapë në gjumë…
Dhe prapë ajo dorë ..,lehtaz,më përkedhel…
Si gurgullima e ujit ..,atje tej në lumë…..
Në çdo ag mëngjesi ,këtë zë më sjell !

Zgjohu bir, puna fillon herët në mëngjes,zgjohu
bir me thua.
Ti punën,mëngjeseve,një jetë..,e nisje bashkë me yjet.
Shpesh,të ngatërroja me yjet,se yll polar do të mbetesh për mua.
I tokës mik i përjetëshëm …dhe shok i pandarë, me malet dhe pyjet !!

Dita fillon me emrin tënd ,se prane nesh.., në mushkritë tona frymon!
Nata mbaron me emrin tënd ,se natë per ty ,nuk kishte asnjëherë!
Sot nesër,përgjithemonë,kur dita lind,një zë ,një dorë,nga gjumi na zgjon.
Dhe pranë nesh qëndron..,si fllad i lehte,si erë mali,si pranverë !!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com