Puthja më e ëmbël – Moza Reçi Shehi
Puthja më e ëmbël.
Malli më ka marë për një puthje të nënës,
S’mund të krahasohet me asgjë në këtë botë,
Do ti merrja dritën djellit dhe hënës,
Detin do ta kisha përshkuar me notë,
Do të ecja zbathur nëpër shkretëtirë,
Ujë nëpër pellgje do të kisha pirë,
Në dysh shpirtin do ta kisha ndarë,
Puthjen e nënës s’do ta lija pa e marrë,
Në xhugël e vetmuar do të isha futur,
Në çdo gëmushë do të isha srtukur,
Gjithë bota e egër para të më kishë dalë,
Puthjen e nënës s’do lija pa e marrë,
Sikur të më çonin me varje në litarë,
Puthjen e nënës, do të kisha dëshirën e parë,
Përse të gjithë njerëzit kur halli i ka zënë!?
Përherë kan psherëtirë: “Uf, uf, moj nënë”!
Djegur prej mallit saj, jam e përvëluar,
Gjumi me lotë në faqe, më paska kapluar,
Ja putha në gjumë, sy edhe duar,
Por malli për të, prapë nuk më është shuar,
Puthjen e saj edhe Zoti e bekoj,
Kush qe ai fëmijë, që puthjen e saj s’shijoj,
Si mundet ta shuaj mallin e zemrës?
Shejtërim dhe bekim, është puthja e nënës,
Moza Reçi Shehi
Datë, 30/06/2020