Per ty, Baba – Tomor Buzi
PËR TY, BABA !
—————————–
Sa shum e ndjej mungesèn tènde
Sa shum do doja te kisha pran, baban
Edhe pse sjam, ndihem mes një ëndrre
Nè zhurmat e kèsaj bote, pa din e iman !
Ndihem si pema ne mes tè stuhisè!
Si lisi qe lèkundet nga erèrat pa fund,
Pluhur ‘shkretètirash’ qè me bèjne pis..
Zhurma ‘insektesh’ qè mè lène pa gjum !
Dua tè ndjej frymèmarrjen, tè kem prane,
Le tè ishe si ‘trung’ i tharè nga jeta, vitet
Zèrin te dègjoja, do bèrtisja pèr babanè..
Te mbèshtetesha pak, që lodhja tè mè ikte!
Do shikoja i qeshur ‘degèt’ qe po rriten
Do ‘qeshja’ me hènen.,me yjet çdo natë
Mbi rrudhat e ballit, do ‘luaja’ me vitet..
Duke lexuar vuajtjet..,mbi ‘trungun’ e thatè!
Do vija kokèn mbi prehèrin e nènès
E gishtat ti ngatèroja nè thinjat e tijë
Te ndalja njè çast tè rahurat e zemrès..
Tè qaja pa ‘turp’, mbeshtetur si fëmijë !
Sa do doja tè kisha pranè meje tani !
Nè kete bot te qelbur, pa din e iman,
Ku e keqa buzèqesh me fytyrèn, njeri
E djalli mbjell urrejtjen, vèllait me vèllan!
Te kerkoja ndjes pèr fjalèt pa kuptim
Per thinjat qè tè shtuam mes ‘thèllimit’,
Te flisja pèr hallet, brengat e shpirtit tim
Tè shihje syt e nènes, drejt ‘perèndimit’ !
Tè dègjoja zèrin, tè ‘bèrtisje’ si atèher..
Kur mangallin e vjetèr e harronim nè shi,
Kur kandili fikej, se jashte frynte erè
Kur qumèshti s’mjaftonte as për njè fèmij !
Tè shikoja prap vetullat e vrenjtura
Vrerin qè shpirti ta mbante fshehur,
Kur fèrkoje nga i ftohti, duart e enjtura
Nga pagjumèsia, mermerisje si i ‘dehur’ !
Sa shum do doja te ishe pran meje
Te pakten tè dègjoja kollèn e that,
Si atèherè, nè pragun e kèsaj dere..
Prisnim tè na sillje, buke gruri.., that !
Dhe prap ishim te ‘lumtur’ te ‘gèzuar’
Kur pran vetes ndjenim frymèn tènde,
Ndoshta me mjerimin, ishim ‘mësuar’..
Kur dègjonim, ska: ti thoshe kèsaj nène!
E ujrat kan rjedhur..,e do rjedhin pa fund !
Do zbresin nga malet,rokullisur mbi gure,
Por mallin pèr Ty, asgjè s’do ta shkund..
Mbèshtjell nè gji, me te argjènden pelhur!
Nèse endem nè udhèt e errèta, pa fund..
E ‘buzèqeshja’ e djallit mè ndjell èmbèlsi
Mos mè lèrè, çohu prej varrit e mè shkund,
Te mos mbytem nga llumi,nè kètè mizori!
E nèse me shehè te jem nè krahèt e djallit
Mè lère te harrohem mbytur nè pluhurin e zi..
Me prek vetèm pak, te shuaj etjen.., mallin
Dhe fare pak, te mbèshtetem tek Ti !
Nëse i ndjenë pran teje vargjet që po shkruaj
Heshtë vetëm një çastë të ndjesh aromën time
Mbështjellë brënda tyre, s’janë lotë të huaj..
Është dhimbja e shpirtit timë, në miliona thërime !
Ti ike shpejtë nga kjo botë e ndotur, e bërë pisë
Ike në moshën kur filluam të merrnim rugë të reja,
Brënda shpirtit mbajte dhimbjet mbyllur prej fëmisë..
Të mos njollosej udha jonë më tej, nga biografia..!
More me vete trishtimin e thurur si rjet merimange
Duke shkelur mbi përbuzjen e njerëzve me pushtet,
26 qershori, i zgjuar nga zhurmat e një çange..
Shënoj në regjistër, Selim Buzi ka ndërruar jetë.
Dhe vitet rendën si rjedha e një lumi
Duke na fshirë lotët e heshtur, pa fjal,
Ndoshta netë të tëra nuk na zuri gjumi
Mbledhur si zogjtë pas nënës,plot mall.
E ujrat kan rjedhur..,e do rjedhin pa fund !
Do zbresin nga malet,rokullisur mbi gure,
Por mallin pèr Ty, asgjè s’do ta shkund..
Mbèshtjell nè gji, me te argjènden pelhur.
Nèse endem nè udhèt e errèta, pa fund..
E ‘buzèqeshja’ e djallit mè ndjell èmbèlsi
Çohu të lutem prej varrit e mè shkund,
Te mos mbytem nga llumi,nè kètè mizori.
……..
Këtë poemë të shkurtër ja dedikoj babait timë, që u shua nga jeta në moshën 52 vjeçare, duke lënë mbas si shumë të tjerë mallin dhe ankthin e jetës të atyre viteve ku biografia ndante edhe familjen…! (1986)
E ripunuar : T. Buzi.
26.05.2020.