Lermeni… – Suzana Rama
LERMENI…
Shpesh mendojme per jetet tona,
dhe mundohemi pergjithmone,
cdo ore te dites, cdo sekonde,
te pershtatemi dhe ta rregullojme..
Por harrojme,si valle s’e kuptojme,
se zinxhira, shpirtin na rrethojne,
per t’ju ruajtur, atij,syrit te botes,
te rrime statike, ne cmimin e kohes.
Duhet mire t’ja veme gishtin kokes,
te degjojme cfare te tjeret,pesojne,
te mendohemi sa i meshojme tokes,
sa here do te duam, te devijojme.
Por jeta ime, eshte e imja zoteri,
i njohur qofsh, babai apo vellai,
nese me pengon qe ta vet ndertoj,
eshte si t’me mbash, zog ne kuvli.
Lermeni te gaboj,qe mire te mesoje,
te ndaj genjeshtren, nga e verteta,
te shoh intrigat ne kete bote,
me te kalitur, do te me kete jeta.
Lermeni ti qeshem, lules dhe eres,
t’i gezohem zemerplote, pranveres,
mos te kem frike, koken te kthej pas,
askend mos te lejoje, qe te me perflas.
E kuptoj shqetesimin, brengen tuaj,
por i njoh mire parimet, jam bija juaj,
pa strese, pa merzi, fryme te marr,
te mos me injorojne, rruges kur te dal.
Shpesh mendojme, te jemi te lire,
vajzat me shume e djemte me pak,
nga qafat, te na hiqen zinxhirat,
jemi me te miret, edhe po s’besuat.
Tirane, 30 06 2020,
Suzana Rama DV