S’di si ika ashtu..! – Tomor Buzi
S’di si ika ashtu..!
S’di si ika ashtu atë ditë..
me perëndimin,
që përskuqte qiellin,
fshehur mbas një ‘reje’
trishtimin,
që rendëte me diellin .
Mugëtira më pushtoj
në mjergullimin e kuqëremtë,
të perëndimit ,
mbas meje ‘duna’ shkretëtire
mbuluan imazhin tënd
Si në magjitë e Shekspirit !
S’di në isha i dehur atëherë
a përsëri jam tani,
mbështjellë në mantelin
e ngjyrave të ylberit,
duke kërkuar mugëtirës
për ty..,
si në vedat Indiane,
të tragjedive të Molierit!
Ika largë, largë prej teje
duke ndier vështrimin tëndë,
që më ndiqte nga pas,
ashtu si yjet,
fshehur mbas reje
ndjekin imazhin e hënës
që lundronë mbi tallaz.
Të dy rendëm drejtë
rugëve tona,
duke marë me vete mërmëritje
pak trishtim..,
ti duke shkuar si Desdemona
unë si Arapi i
përflakur në perëndim.
S’di në ike ti, a ika unë
drejtë perëndimit
që zhytej në pafundësi,
I bindur që e nesërmja
sdo të sillte më kurrë
fragmente nga Dantja:
‘mbytur në dashuri’ !
Të dy shkuam në rugët tona
përflakur nga magjia
e perëndimit të diellit,
se di nëse ishe pas meje
me buzëqeshjen e ngrirë,
a isha unë pas teje,
si dielli mbas ylberit.
S’di në ika unë si era,
a ike ti,
të dy lam një copëz pas,
nga jeta jonë,
mbështjellë si suvenir
të pastrën miqësi,
E mbaj varur në shpirt,
si medaljon.
T. BUZI.
02. 07.2020.